Ky është biznesmeni nga Shkupi që u vra në Greqi

by informim

Një sulm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Greqi, përkatësisht Hanioti të Halkidikit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me fytyrë të mbuluara , kanë arritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, shkruajn mediat greke.

banner

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bagraini Orhain , i cili është biznesmen i kazinosë dhe tregtisë së pijeve alkoolike në Shkup,  ndërsa i plagosur është një 45-vjeçari, Sead Slezovikg i cili po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës, personi në foto, në krahun e djathtë.

Ai u vra në mes të Shkupit, dhe ishte Jeton Krivanjevën i njohur me nofkën Zhilla.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy