Limaj pas protestës: Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi sa më shpejt

by informim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Limaj ka thënë se protesta e sotme ishte shprehje e shqetësimit për gjithë situatën në të cilën ndodhet vendi.

banner

Sipas tij, qytetarët janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të fyer nga Qeveria, të cilët i quan ‘njerëz aventuristë’.

“Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet. Në fakt është e kundërta, krejt çka kemi ndërtu na për 20 vjet, ky mashkull po don me prish për dy vjet, po don me shkatërru ata që eshte arrit për 20 vite”, tha Limaj para medieve.

Më tej ai tha se Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi sa më shpejt.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy