Lista Srpska: Kurti po bën gjithçka kundër kthimit eventual të serbëve në institucione

by informim

Lista Srpska i ka reaguar kryeministrit Kurti për deklaratën e tij që e bëri dje gjatë betimit të kadetëve të rinj të policisë se Policia e Kosovës është vijimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë Lista Srpska e shfrytëzoi për të thënë se Kurti po bën gjithçka kundër kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

banner

“Kurti i dha konfirmimin më të mirë kërkesës së Listës drejtuar qeverisë serbe që policia speciale, inteligjenca dhe strukturat tjera të Prishtinës në veri të Kosovës të shpallen terroriste. Kurti ka treguar më së miri se sa kujdeset për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe multietnicitetit në Kosovë”.

“A është tashmë e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t’i penguar serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës apo ndoshta të kthehen në to sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve”, prentendoi Lista Srpksa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy