Priten pasoja të rënda në këtë periudhë udhetimesh për pushime. Ndalesa nga ora 10 deri në 18, por do të ketë pasoja gjatë gjithë ditës
Mbi një mijë fluturime ndërkombëtare në rrezik.
Një grevë e re në Itali në sektorin e transportit ajror është paralajmëruar dhe konfirmuar për të shtunën e 15 korrikut. Një grevë që do të ketë pasoja të rënda duke patur parasysh largimet e pushuesve në këtë periudhë.
Oraret e grevës do të kenë të bëjnë me udhëtimet e planifikuara në oraret 10-18, por pasojat në të gjitha fluturimet e ditës do të jenë të pashmangshme, me vonesa dhe anulime.
Nga ora 12 deri në 16 do të ndalojnë pilotët e kompanisë Malta Air e cila operon fluturimet e Ryanair. Por ata nuk do të jenë vetëm. Sindikatat Filt-Cgil, Fit-Cisl, Uiltrasporti dhe Ugl kanë konfirmuar ndalimin nga ora 10 në 18 për punëtorët që merren me aeroportin.
Dhe nga ora 10 deri në 18 do të jenë në grevë edhe pilotët dhe stjuardesat e kompanisë Vueling anëtarë të Filt CGIL.
Në të njëjtën kohë, Ita ka siguruar që ka aktivizuar një plan të jashtëzakonshëm për të kufizuar shqetësimin e pasagjerëve, duke ri-prenotuar numrin më të madh të mundshëm të udhëtarëve të prekur nga anulimet në fluturimet e para të disponueshme: 40%, sipas linjës ajrore kombëtare, do të mund të fluturojnë në të njëjtën ditë të grevës.

Në Britaninë e Madhe Gatwick ndalon për tetë ditë
Tetë ditë grevë: këto janë ato të shpallura nga 950 punëtorët në aeroportin Gatwick të Londrës, të cilët kërkojnë rritje pagash në gjendje të kundërshtojnë erozionin e pagave të shkaktuar nga inflacioni.
Katër ditë ndalesa do të nisin nga 28 korriku dhe 4 të tjera nga 4 gushti.
Ato do të kenë të bëjnë me të gjithë punëtorët e objektit, që nga mbajtësit e bagazheve deri tek ata që merren me check-in, ku linjat ajrore në fjalë përfshijnë British Airways, EasyJet dhe Ryanair.
Sekretarja e përgjithshme e Unite, Sharon Graham, tha se punëtorët e Gatwick paguhen me “një shumë të shkretë” dhe shtoi se “sindikata ka vënë një vijë dhe është e përkushtuar për të zhdukur pagat e ulëta në aeroport”.