Kanë nisur protestat kundër skandalit me përgjimeve mes shefes së Grupit Parlamenetar të VV-së, Mimoza Kusari dhe anëtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq. Mobilizimi për këtë protestë ishte i shpejtë në rrjetet sociale falë mbështetjes së madhe nga politikanë, analistë, gazetarë dhe shumë njerëz.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e para të protestës.
Mes pankartave që po mbajnë protesuesit mund të lëxohen mbishkrime si: “Mimozë, a të kallxoi Radojiçiqi se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”, dhe “Mimozë, ti fyji veteranët e Jabllanoviqi nënat e tyre”
Vlen të theksohet se protesta është nxitur edhe nga veprimi i Qeverisë për t`i përjashtuar veteranët e UÇK-së nga Ligji për rritjen e pagës minimale.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhej në njoftim.
Gjithashtu, aty përmende se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.
“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës” – thuhet në njoftim.