Mustafa: S`e di pse përkrahësit e regjimit e lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike

by informim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar përleshjet e të enjtes që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe arrestimin e avokatit Besnik Berisha.

Ai ka mbrojtur avokatin Berisha, i cili është arrestuar para disa dite, duke thënë se është prej avokatëve më të mirë në Kosovë.

Mustafa është habitur se pse përkrahësit e VV-së arrestimin e Besnikut po e lidhin me përleshjet politike që kanë ndodhur në Kuvend.

“Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë. E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, ka shkruar Mustafa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy