Nesër me datë 16.07.2023 (e dielë) në RTK nga ora 13:10 shfaqet filmi dokumentar kushtuar Heroit Adem Ukëhaxhaj.
Dokumentari shtjellon jetën dhe veprën e Kapitenit të klasit të parë Adem Ukëhaxhaj i cili u vra në krye të detyrës si Oficeri i Parë i Karrierës i rreshtuar që merr detyra konkrete nga Shtabi Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës të udhëhequra nga Kolonel Ahmet Krasniqi.
Adem Ukëhaxhaj mbetet figurë qendrore e luftës për lirinë e Kosovës. Ai u dekorua Hero i Kombit nga Presidentja Atifete Jahjaga
Njoftimin përmes rrjeteve sociale e ka bërë Saim Tahiraj veteran i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt/Informim.net