Qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mungesën e sqarimeve në aeroplanë që udhëtojnë nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës, apo anasjelltas.
Të njëjtit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të merren më këtë çështje, në mënyrë që në çdo aeroplan që udhëton për Kosovë, të ketë sqarim edhe në gjuhën shqipe. Sipas tyre, është paksa e padrejtë për ta, që aeroplanët që aterojnë për Kosovë, të mos kenë udhëzime në gjuhën shqipe.
Shemsi Abidi, i cili udhëton mjaft shpesh me aeroplan nga shtetet e ndryshme për në Kosovë, pohon se ka mungesë të udhëzimeve në gjuhën shqipe.
Derisa thotë se sqarimet duhet të jenë edhe në gjuhen shqipe, Abidi shton se për të moshuarit që udhëtojnë me aeroplan është më problem të kuptojnë udhëzimet.
Aldin Gajtani, që studion në Suedi konsideron se është e nevojshme që në çdo aeroplan që ateron për në Kosovë, të ketë udhëzime në gjuhën shqipe.
Se ka mungesë të udhëzimeve dhe sqarimeve në gjuhën shqipe në aeroplan thotë edhe Demir Haxhaj.
Për këtë KosovaPress dërgoi pyetje edhe tek Autoriteti i Aviacionit Civil, por i njëjti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e kësaj teme