Një nga emrat që po kërkohet sërish me këmbëngulje si përforcim për Barcelonën është Bernardo Silva. Ardhja e tij e mundshme është praktikisht një utopi për çmimin e lojtarit. Pas largimit të Gundogan, duket qartë se Manchester City nuk do t’i japë një tjetër mesfushor Barcelonës.
Nëse Bernardo Silva largohet, kjo do të bëhet me pagesën e një transferimi sipas vlerës së tij aktuale në treg. Dhe Bernardo Silva është vlerësuar nga Manchester City me një minimum prej 80 milionë eurosh. Kjo është një shumë që Barcelona nuk mund ta arrijë për momentin.
Problemet që ka me masën e pagave nuk i lënë vend një lojtari, pa harruar edhe pagën e lartë që merr portugezi. Një tjetër opsion që është diskutuar për të sjellë futbollistin është që ai të arrijë në formë huazimi sezonin e ardhshëm dhe më pas klubi i Barcelonës ta blejë atë.
Kjo mundësi nuk është menduar në asnjë mënyrë nga Manchester City, sepse klubi anglez nuk dëshiron ta largojë futbollistin e vet. Kështu që Barcelona duhet të shohë një futbollist që kushton më pak.
Një opsion është Lo Celso, lojtari i Tottenhamit i cili ishte i huazuar te Villarreal sezonin e kaluar. Xavi e pëlqen shumë Lo Celso dhe ai është një opsion i vërtetë, megjithëse klubi fillimisht duhet të mbyllë disa operacione të tjera. Kohë ka, por në treg janë edhe klube të tjera.