Carlos Alcaraz fiton Wimbeldonin 2023

by informim

Sot është zhvilliuar finalja e Grand Slamit të Wimbeldonit në kategorinë e meshkujve midis Novak Djokovic (2) dhe Carlos Alcaraz (1).

Për të arritur deri te fituesi i kësaj finale u luajten 5 lojë (game) sfidues që zgjaten 4 orë e 42 minuta lojë aktive, me dominim të herë njërit e herë tjetrit finalist. Ndeshjen e fitoi Alcaraz 3-2 me sete, (1-6), (7-6), (6-1), (3-6), (6-4).

banner

Seti parë u dominua nga Djokovic të cilin e fitoi me 6:1. Dukej se ky rezultat i thellë në setin e parë ishte pasojë e eksperimenteve që Alcaraz ia lejojë vetes për të kuptuar taktiken e nevojshme për setet tjera.

Seti dytë përfundoi në Tie Break me rezultat 7:6 për Alcaraz dhe kështu u barazuan setet 1:1. Ishte një set me lojë të barabartë, me disa shkëlqime të Alcaraz por me rikthime dhe reagime të vazhdueshme të Djokovicit me përvojë.

Në setin e tretë Alcaraz i motivuar pas fitores në setin e dytë, filloi fuqishëm me break duke treguar se e dëshiron shumë këtë finale. Ishte nje set maratonik qe zgjati mbi rreth 1 orë që në fund i takojë Alcarazit me rezultat 6:1 për të shkuar në epërsi 2-1 në sete.

Seti i katërt filloi me sinjale favorizuese për Spanjollin. Djokovic pati probleme muskulare qe e detyruan atë të tërhiqet në zhveshtore. Por në fakt nuk doli të jetë ashtu sepse fal përvojes, Djokovic arriti ta fitoi setin e katërt me 6-3 dhe të barazoi rezultatin e seteve në 2-2.

Seti i pestë i takojë Spanjollit i cili kishte vetëbesim të plotë ndaj Serbit të çorientuar psiçikisht dhe fizikisht. Alcaraz ishte i qetë dhe i saktë në shërbime e poashtu i freskët dhe i guximshëm ne lojë të zgjatur. Loja e tij prej një kampioni të vërtet ia mundësoi qe ta fitoi setin 6-4, dhe të përmbyll ndeshjen 3-2 më sete.

Ishte një finale dramatike e Wimbeldonit e cila duket se solli një epokë të re që do t’i takojë Spanjollit Carlos Alcaraz per të përfunduar kështu dominimin e Djokovicit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy