Byroja Federale e Hetimeve (FBI) arrestoi një burrë nga Kentaki pasi gjeti 40 kafka njerëzore dhe palca kurrizore që “zbukuronin” shtëpinë e tij, raportoi Independent.
Kur agjentët e FBI-së vizituan shtëpinë e 39-vjeçarit James Nott, ata pyetën nëse dikush tjetër ishte me të.
“Vetëm miqtë e mi të vdekur,” u përgjigj ai.
Autoritetet e lidhën rastin me skemën e trafikimit të morgut të Harvardit, në të cilin një rrjet njerëzish dyshohet se ishte përfshirë në trafikimin e mbetjeve njerëzore të vjedhura nga morgu i Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Personi akuzohet për shitjen e pjesëve njerëzore dhe armëmbajtje pa leje.
Facebook-u i Nott zbuloi se ai po përdorte emrin “William Burke” për të blerë mbetje njerëzore nga një faqe në internet.
Ai gjithashtu shkëmbeu mesazhe me Jeremy Pauley nga Pensilvania, i cili u akuzua në rastin e morgut të Harvardit.
Sipas HuffPost, hetimi fillestar zbulon se pjesët e trupit të gjetura në shtëpinë e Nott nuk ishin nga morgu i Harvardit. Megjithatë, ai u përpoq t’ia shiste ato dikujt që ishte i lidhur me rastin.
Nott i kishte ndarë Pauley-t fotografi dhe video të mbetjeve njerëzore.
Muajin e kaluar, gjashtë persona u akuzuan për trafikim të mbetjeve njerëzore të vjedhura nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.