Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve të partisë në pushtet, LVV-së ndaJ mediave e cila duke përdorur konspiracion pa asnjë fakt sipas z. Peci, po mundohet ti paraqes mediat si të financuara nga Rusia dhe rresik permanent në sigurinë e shtetit.
“Eksponentë të pushtetit të VV janë duke u munduar që përmes konspiracionit dhe në mungesë të asnjë fakti, të portetojnë se mediat e pavarura në Kosovë si potencialisht të financuara nga Rusia, dhe paraqitur ato për shkak të kësaj si “rrezik përmanent në sigurinë e shtetit”.
Liria e mediave është shtylla më e fortë e demokracisë në vendin tonë, të cilen pushteti i tanishem e perdorë kur i duhet ta lavdoj vetën, ndërsa kur nuk i konvenon e sulmon në menyrën më brutale, shkruan z. Peci në një postim të tij në rrjetin social
Ai thotë se realisht mediat sot janë opozita me fuqishme ndaj pushtetit, kështu që keto sulme nuk jane ngjarje e rastit, por janë pjesë e një fushate në rritje e siper, e cila dita ditës po tregohet se do të ashpërsohet!
“Kjo dyfytyresi e pushtetit ka eskaluar pothuajse në cmendi, sa tani është duke u përpjekur që lirinë e mediave të pavarura ta transformojnë në ceshtje të sigurisë!”
Tendencat autokratike nuk kanë emër tjeter, është shprehur në fund Lulzim Peci/Informim.net
Ky është postimi i tij