Policia njofton që ka arrestuar katër persona në Podujevë

by informim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar një armë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës për arrestimet që kanë ndodhur në ora 08:00 në Dumnicë  të  Podujevës.

banner

”Sot rreth orës 08:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës,  me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë“, thuhet në raportin e Policisë.

Aty thuhet se është sekuestruar një armë autokatike.

”Sekuestrimi rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë“, thuhet në njoftim.

Më poshtë informacionet e Policisë për të dyshuarit:

Ndaj të dyshuarit;

▪︎ ​RR. Z, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq ndaj të dyshuarve;

▪︎ B. Z, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

▪︎ M. H, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

▪︎ Rr. H, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vetëgjyqësia”.

Të dyshuarit, pas arrestimit,  me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy