Rita Ora e shijon suksesin e albumit të ri, duke publikuar një ‘selfie’ nudo para pasqyrës

by informim

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë ka nxjerr në shitje albumin e saj më të re, “You & I”.

Albumi i cili është i treti në karrierën e Ritës, ka shënuar një ngjitje të menjëhershme në klasifikime ndërkombëtare të muzikës.

“You & I” është aktualisht albumi më i dëgjuar i momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në botë, sipas iTunes.

Rita Ora duke pozuar pranë ‘billboard’-it që reklamon albumin e saj të ri (Foto: Rita Ora/Instagram)

E për ta shënuar suksesin e këtij albumi për të cilin ka punuar një kohë të gjatë, Rita zgjodhi që të relaksohej të shtunën mbrëma.

Ajo ngacmoi paksa imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë në Instagram, duke publikuar një ‘selfie’ provokues,e të realizuar në pasqyrë, teksa ishte tërësisht e zhveshur.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Albumi në shitje, duke e festuar me një maskë fytyrë”, shkroi Ora në mbishkrimin e footgrafisë, teksa kishte aplikuar edhe një maskë relaksuese në lëkurën e fytyrës së saj.

Albumi “You & I” ka gjithsej 12 këngë dhe është si një “ditar” personal i Ritës, pasi të gjitha këngët marrin inspirim nga jeta e sja private, që nga adoleshenca, periudha e suksesit dhe martesa me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. /Telegrafi/

Koopertina e albumit më të ri nga Rita Ora, “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

https://geo.dailymotion.com/player/x87lq.html?video=x7wdnlg&scaleMode=fill&mute=true&syndicationKey=273776&customConfig[customParams]=21682672808

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy