Serbia me urdhër të shefit të BIA-s i jep bursa dy studentëve boshnjake që lavdëruan kriminelin Ratko Mlladiq dhe mohuan gjenocidin e Srebrenicës

by informim

Studentet e Fakultetit të Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë të Universitetit të Sarajevës, Valentina Vujiçiq dhe Slladjana Todiq, të cilat ranë në sy të publikut për mbështetjen e tyre ndaj kriminelit serb Ratko Mlladiq dhe mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, do të vazhdojnë shkollimin në Beograd.

Sipas drejtorit të Sarajevo Gas, Nedeljko Elek, studentet Vujiçiq dhe Todiq kanë marr ftesë nga shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin për të vazhduar studimet në Akademinë për Siguri Kombëtare në Beograd.

banner

“Slladjana dhe Valentina do të jenë bursiste të shtetit serb dhe do të pajisen me strehim në konviktin e studentëve, ndërsa shpenzimet e tjera financiare të studimeve do t’i bartë kompania Sarajevo Gas”, tha Elek.

Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme materiale në lidhje me dy studentet, njëra prej të cilave ka ngritur tre gishtat, në rrjete sociale, e veshur me një bluzë me imazhin çetnikut serb Mitar Maksimoviq, derisa tjetra ka postuar një fotografi të gjeneralit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq në të cilën është shkruar teksti “I dënuar me pavdekësi. Ti ishe dhe do të mbetesh heroi ynë”.

Këto foto janë publikuar në ditën e 28-vjetorit të masakrës në Srebrenicë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës kanë deklaruar se ky rast kualifikohet si vepër penale e nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Kujtojmë se pikërisht në 28 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicës, kryespiuni Vulin është nën sanksione të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy