Vuçiq: Po punojmë në plane të reja për mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke analizuar ngjarjet e javës së kaluar, tha se Serbinë në ditët në vijim e presin “diskutime dhe plane të vështira për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit në Kosovë”.

Vuçiq deklaroi në Instagram se lajmi i tij i preferuar në javën e kaluar ka qenë rritja e numrit të të porsalindurve në Serbi.

banner

“Ne pritëm presidentin e Malit të Zi dhe filluam punën e përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve, të cilat do të kontribuojnë më tej në stabilitetin e rajonit, ndërsa diskutuam tema të shumta me interes për vendet tona me ministrat e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Venezuelës. Megjithatë, lajmi im i preferuar në javën e kaluar janë të dhënat për rritjen e numrit të lindjeve në Serbi në vitin 2022, e cila i dha fund ciklit negativ pas shumë vitesh. Sigurisht që do të merren masa sistematike për të ndihmuar prindërit për fëmijën e pestë dhe të gjashtë dhe shteti do të ndajë mjete shtesë për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të rralla, sepse ne po kujdesemi për të ardhmen e vendit tonë. Sepse çdo gjë që bëjmë dhe për të cilën luftojmë merr kuptimin e saj më të madh në buzëqeshjet e të gjithë fëmijëve tanë”, tha Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy