Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit është heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.
Procesi i Berlinit është përcaktuar për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që nga fillimi i tij në vitin 2014, dakordimet e arritura në takimet vjetore të Procesit të Berlinit kanë qenë përcaktuese për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bazuar në ato dakordime, janë marrë vendimet përkatëse të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ka qenë tepër e rëndësishme pjesëmarrja në këtë mekanizëm, mbi baza të barabarta si çdo vend tjetër, duke qenë faktor përcaktues për progresin në integrimin e rajonit së tërësi në BE.
Kështu që, nuk ka asnjë takim tjetër më të rëndësishëm për Kryeministrin e Kosovës se pjesëmarrja në takimin përgatitur që po mbahet në Tiranë.
Mospjesëmarrja në këtë takim tregon mungesë serioziteti dhe respekti të Kryeministrit për Tiranën dhe për Procesin e Berlinit.
Mospjesëmarrja në këtë takim është heqje dorë nga obligimet shtetërore të Kosovës.
Mospjesëmarrja në këtë takim është tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.