Çitaku, Kurtit: Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit

by informim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Kurtit për të mos marrë pjesë në drekën e sotme informale në Tiranë, për shkak të një konference në Greqi.

Ajo e ka quajtur këtë “sjellje fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme”.

banner

Çitaku ka shkruar se Rama nuk e ka ftuar atë në dasmë familjare por në takim me liderët e rajonit.

Postimi i plotë:

Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti.

Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!

Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu.

Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy