Komuna e Ferizajit në bashkëpunim me komunën e Çairit nga Maqedonia e Veriut ka organizua një aktivitet për sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e ambientit.
“Të shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen”, “Respekto pyjet – Jeto me frymën e tyre!”, “Ngjyrat janë buzëqeshja e natyres, natyra është buzeqeshja jonë, prandaj ta ruajmë para se të largohe!” janë disa nga mesazhet që kane dhënë të rinjtë e Ferizajit dhe Çairit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Postimi i plotë:
Në një botë ku nuk ka asgjë më të rëndësishme se ambienti i gjelbër, gjatë këtyre ditëve, nxënësit e shkollave të Ferizajt dhe të komunës partnere të Çairit nga Maqedonia e Veriut u bënë bashkë për të ndërtuar mesazhe, si pjesë e fushatës për vetëdijesimin dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e ambientit të përbashkët në të dy zonat e intervenimit të projektit CBCEcoKid.
Ky projekt implementohet nga komuna e Ferizajt, në partneritet me komunën e Çairit dhe OJQ ‘Business Support Center Kosova – BSCK’ dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.