Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në takimin e mbajtur në Tiranë lidhur me Procesin e Berlinit.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit Kosova e përjetoi ndër të tjera edhe përjashtimin nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n dhe sanksionet nga Bashkimi Evropian, për të cilat fajtor e ka lënë Qeverinë e Kosovës.
“E përjetuam kohën kur: – Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, – Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe – Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit. Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”, ka thënë ai.