Lirohet edhe një serb tjetër, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

by informim

Dalibor Spasiq, është serbi tjetër i liruar nga paraburgimi, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Për lirimin e Spasiqit, i cili është serbi i dytë që lirohet brenda pak ditësh, ka njoftuar media serbe “KoSSeV”.

banner

Ndërsa për arrestimin e Spasiq kishte njoftuar përmes një statusi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, kishte shkruar ai me rastin e arrestimit.

Ndryshe, para pak ditësh është liruar edhe Nemanja Vllaskoviq, i cili gjithashtu, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy