Mediat shqiptare: Bislimit iu refuzua pjesëmarrja në takimin e Tiranës pasi Kurti nuk shkoi

by informim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor sot në një drekë informale, në të cilën Kurti nuk do të marrë pjesë. Mos shkuarjen e tij e kanë konfirmuar nga Qeveria, duke u arsyetuar se Kurti e kishte konfirmuar muaj më parë pjesëmarrjen në një konferencë në Greqi.

Në vend të tij, Kurti ka vendosur ta çojë zëvendësin, Besnik Bislimi. Mirëpo, mediat në Shqipëri kanë raportuar se Bislimi nuk mund të marrë pjesë në këtë takim për shkak të protokollit.

banner

Siç raporton abcnews.al, Bislimit i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.

Dy orë më parë, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy