Ministri Peci: Instituti Bujqësor për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, prona e banesa

by informim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Faton Peci me anë të një reagimi publik ka thënë se Instituti Bujqësor i Kosovës për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, banesa e prona.

Sipas Pecit, në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë, këto veprime janë bërë për interesa personale.

banner

“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akterë të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale”, thuhet në reagimin e Pecit.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/749482183852511?ref=embed_post

Ai shton se brenda kësaj periudhe janë tjetërsuar rreth 100 hektarë toka.

“Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me ‘vërtetime’”, përfundon ai. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy