Musliu: Në mungesë të Thaçit, Albin Zdravo e ka demonizuar Ramën si bashkëpunëtor të Vuçiqit

by informim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shfrytëzim të kohës sa ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në burg, për ta “demonizuar” homologun e tij shqiptar, Edi Rama, si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe si tradhtar të interesave kombëtare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Kurti e ka demonizuar Ramën dhe idenë e projektit “Ballkani i Hapur” pa u interesuar asnjëherë rreth kësaj ideje.

banner

“Albin Zdravo asnjëherë nuk ka bërë asnjë veprim që do ta faktonte natyralitetin e marrëdhënieve të dy kryeministrave shqiptarë. Albin Zdravo e ka demonizuar Edi Ramën dhe idenë e projektit të Ballkanit të Hapur, pa u interesuar asnjëherë prej së vërteti rreth kësaj ideje. Në mungesë të Hashim Thaçit, Albin Zdravo e ka shfrytëzuar këtë ide për ta demonizuar Edi Ramen si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si tradhtar të interesave kombëtare. Albin Zdravo po ashtu e refuzoi me automatizëm propozimin e Edi Ramës për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk e priti Ramën në Prishtinë dhe tani refuzon të marrë pjesë në drekën e organizuar me liderët e rajonit këtë të hënë në Tiranë, si takim pararendës për të takimin e radhës në kuadër Procesit të Berlinit në të cilin, siç e kërkon protokolli në raste të tilla dhe siç e presim si veprim të mirëqenë nga një kryeministër shqiptar, është i ftuar edhe Albin Kurti”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy