Shqiptari në Zvicër dënohet me burg dhe 8 vite dëbim

by informim

Prokurori shpjegoi se ai ka treguar madje shumë më tepër nga sa dinin autoritetet ligjzbatuese në atë kohë. Dënohet me 14 muaj burg dhe 8 vite dëbim.

Gjatë viteve të fundit ai kishte ardhur tri herë në Zvicër dhe këtu ka shitur drogë. Shqiptari 29 vjeçar që po mbahet në burg është dënuar edhe me dëbim nga vendi prej tetë vitesh nga Gjykata e Qarkut së Wil-it në Flawil.

banner

“Unë nuk do të vij më këtu”, është shprehur i akuzuari para gjykatësit, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se nuk dëshironte të kishte më asgjë me tregtinë e drogës dhe do të kërkonte një punë tjetër për tu kujdesur për të atin e sëmurë rëndë.

I akuzuari kishte qëndruar në Zvicër si një “shëtitës klasik” dhe për këtë arsye ishte një “peshk i vogël” në një rrjet të madh droge që vepron nga Evropa Juglindore. Kështu e ka shpjeguar rastin prokurori në gjykatë. Një “shëtitës” në skenën e drogës është ai që shet sasitë e drogës për të cilat e paguan “dileri” i drogës, shkruan tagblatt.ch.

Si shembull, ai merr një sasi të madhe kokaine dhe duhet t’ia dorëzojë një klienti. Ai ia sjell tregtarit paratë që merr dhe më pas merr pjesën e tij prej tyre.

Nga shkurti 2022 deri në mars 2023, shqiptari kishte dorëzuar rreth 950 gramë përzierje heroine në zonën  Wil-St.Gallen. Megjithëse autoritetet kriminale e identifikuan atë si korrier droge në shkurt të vitit 2022, ai qe larguar nga vendi para se të arrestohej, përcjell albinfo.ch. Procedurat u pezulluan, por rifilluan menjëherë kur ai u kap dhe u arrestua në Wil në mars të vitit 2023 gjatë një pazari droge.

Pas arrestimit, shqiptari ka qenë shumë bashkëpunues me autoritetet dhe ka pranuar veprën. Prokurori shpjegoi se ai ka treguar madje shumë më tepër nga sa dinin autoritetet ligjzbatuese në atë kohë. Deri në rrëfimin e plotë të tij, supozohej se ai kishte qenë vetëm dy herë në Zvicër dhe jo tre herë, siç ka treguar vetë, për t’u marrë me drogë.

Pra, sjellja që nga arrestimi flet qartësisht për një ulje e dënimit, edhe pse nuk mund të pranohet më se ka ai ka kryer vepër të lehtë me faktin se ka hyrë tre herë në Zvicër për trafik droge, transmeton albinfo.ch. Mbi këtë bazë, megjithatë, sipas prokurorit, u arrit që  në procedurë të shkurtuar të trajtohen faktet e supozuara – krimet kundër Ligjit për Narkotikët që rrezikojnë shëndetin e shumë njerëzve.

Ai është dënuar me 14 muaj burg efektiv dhe 8 vite dëbim nga Zvicra.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy