Zjarr në aeroportin e Katanias, anullohen fluturimet deri më 19 korrik

by

Flakët, të cilat kanë shpërthyer për arsye ende të paqarta, kane nisur nga kati i poshtëm dhe më pas janë shtrirë në terminalin e nisjeve të strukturës qendrore. Nuk ka të lënduar. Fluturimet janë devijuar për në Palermo dhe Trapani

Zjarri që ra në orët e vona të mbrëmjes së djeshme brenda aeroportit ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Katania është shuar nga zjarrfikësit.

banner

Flakët janë lokalizuar dhe më pas janë fikur. Megjithatë, aeroporti është i mbushur me tym dhe kontrolli i aeroportit dhe operacionet e pastrimit janë ende duke u zhvilluar.

SAC, kompania e menaxhimit të aeroportit, ka komunikuar se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14 të së mërkurës, 19 korrik.

Pasagjerët që nisen ose mbërrijnë në Katania ftohen nga Sac, të kontaktojnë linjat ajrore për përditësime mbi fluturimet e tyre.

Shtatë avionë u devijuan nga Katania në Palermo, dy të tjerë në Trapani si efektet e para të mbylljes së aeroportit.

Në veçanti, dy avionë nga Roma-Fiumicino u devijuan për në Palermo, si dhe fluturime që kishin mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Milan Linate, Milano-Malpensa, Torino, Malta dhe Casablanca. Në vend të kësaj, dy fluturime nga Budapesti dhe Bergamo u devijuan në Trapani-Birgi.

“Solidaritet për Sac dhe për të gjithë kolegët në Katania – shkruan Gesap, kompania që menaxhon aeroportin “Falcone-Borsellino” – Palermo është në dispozicion për të dhënë ndihme”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy