Bayern Munichu nënshkruan me Minjae Kimin

by informim

Bayern Munichu ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Minjae Kim.

Përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”, bavarezët prezantuan ardhjen e re në këtë merkato verore.

Mbrojtësi i Kombëtares së Koresë së Jugut do të jetë pjesë e Bayernit deri më 30 qershor 2028.

“FC Bayern ka nënshkruar me Minjae Kim (26). Mbrojtësi i Kombëtares së Koresë së Jugut vjen nga SSC Napoli dhe ka nënshkruar me kampionët e rekordeve gjermane deri më 30 qershor 2028. Ai do të veshë fanellën me numrin 3”, thuhet në komunikatën e gjigantëve gjerman.

Kim pas nënshkrimit të kontratës, ai foli si lojtar i ri i Bayern Munichut.

“FC Bayern është ëndrra e çdo futbollisti. Me të vërtetë po pres me padurim gjithçka që më pret në Mynih. Për mua do të thotë një fillim i ri, do të vazhdoj të zhvillohem këtu. Në bisedimet me klubin më është bërë e qartë që në fillim se sa i madh është interesimi për mua. Qëllimi im i parë është të bëj shumë ndeshje. Përveç kësaj, unë dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy