Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasditen e së martës Edi Ramën, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe Engjëll Agaçin si autorë kryesorë dhe pronarë të inceneratorit të Tiranës. Berisha shprehet se Veliaj iu drejtua katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovonte kalimin në koncesion të inceneratorit. Kërkesë kjo që u refuzua nga ish-ministri Shkëlqim Cani dhe pas tij refuzohet tri herë të tjera nga Arben Ahmetaj.
Sepse vetëm me afatin 30-vjeçar, ata do mund të inkasonin në ndërmarrjen e tyre 680 milionë euro. Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj së bashku me Ramën dhe Agaçin janë pronarët kryesorë të djegësit të Tiranës, Lali Vjedhësi i drejtohet katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovojë kalimin në koncesion të djegësit të Tiranës. Ish-ministri Shkëlqim Cani e refuzon në mënyrë të prerë. Pas tij, e refuzon 3 herë të tjera Arben Ahmetaj dhe herën e katërt, Ahmetaj lan duart si Pilati, kur i shkruan ‘no koment’ se kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Erion Veliaj është pronar dhe i inkriminuar gjer në vesh në aferën e djegësit të Tiranës, sepse ai arrin gjer aty sa firmos shkresa në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur ndonjëherë. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë ai nuk mund të firmoste pasi në Kushtetutë, këto këshilla kanë kryetarin e tyre dhe si të tilla është kryetari i tyre dhe jo i bashkisë, ai që firmos dokumentet.
Erion Veliaj është pronar kryesor me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin sepse për djegësin e Tiranës ka ndodhur mashtrimi më i madh në historinë e prokurimeve apo koncesioneve, jo vetëm në Shqipëri, por besoj se në planet. Sipërmarrjen e tyre, të quajtur Integrated Energy BV, Veliaj-Rama dhe Agaçi e kuotojnë me 8 pikë, në një kohë kur ajo nuk ekzistonte kundër, përveçse në mendjenme tyre. Kjo kompani më 7 dhjetor 2016, do merrte 8 pikë për djegësin e Tiranës, kur ajo nuk ishte e regjistruar në asnjë institucion të shtetit shqiptar. Për këtë çështje, ministrja Ermonela Felaj i drejton një shkresë zyrtare kryeministrit të vendit, ku i thotë se kjo nuk mund të bëhet, ky bonus nuk mund të jepet se kompania nuk ekziston mbi dhe. Por mendja ekzistonte në mendjen e Rama-Veliaj dhe Agaçi dhe asaj iu dhanë bonuset.
Vetë kompania u regjistrua tetë muaj më vonë, një ditë përpara se Rama dhe Agaçi ta shpallnin fituese të koncesionit të Tiranës. Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë autorë kryesorë dhe hajdutë kryesorë, pronarë të djegësit të Tiranës. A mund të imagjinojë një njeri, që sot pas 6 vitesh dhe shpenzimeve të 104 milionë eurove nga taksapaguesit dhe sektorit privat për këtë djegës, nuk është ndërtuar asnjëri nga objektet e tij. Megjithatë, Erion Veliaj taton qytetarët e Tiranës me tarifën 29 euro. Tarifë kjo në kundërshtim flagrant me kontratën.“