Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e radhës të dialogut.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.
“Mund të konfirmoj që nesër janë takimet e radhës të procesit të dialogut. Zëvendëskryeministri do të jetë atje, në Bruksel”, tha ai.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim nga pala serbe për pjesëmarrje në këtë takim.
Takimi mes dy kryenegociatorëve ishte pjesë e një dakordimi mes Kosovës dhe BE-së, të cilat bënë një marrëveshje për shtensionimin e situatës.
Në pikën katër të kësaj marrëveshje thuhej se “BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.
Nga Bashkimin Europian, s’ka ende përgjigje