Është shtyrë seanca gjyqësore për Luiz Ejllin, i cili akuzohet nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh për justifikimin e parave të një personi në hetim.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se ajo do të mbahet në datë 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i tij për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare, konkretisht nga Gjykata e Fierit, si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.
Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtor.