Haxhiu angazhon avokat që ta padis Besnik Berishën

by informim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do ta padis avokatin Besnik Berisha me akuza për “shpifje” dhe “ofendime”.

Për ta çuar këtë procedurë përpara, Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani.

banner

Vetë Nasufi ka treguar për këtë padi që do të ngrehet ndaj avokatit Berisha.

Avokati Berisha pasi u lirua nga arresti, ka thënë se arrestimin e tij “e ka urdhëruar Albulena Haxhiu”.

Tash Berisha dhe Haxhiu do të përballen në gjykatë.

”Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen“.

”Nga sa u njoftuam përmes mediave, z. Berisha paska thirrur nesër një Konferencë, ku e shfrytëzoj rastin ta ftoj të njëjtin që t’i prezantojë provat që dëshmojnë deklaratën e tij të mbrëmshme se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin“, ka shkruar Hasani në Facebook.

”Në të kundertën, nëse i njëjti nuk e tërheq atë deklaratë nesër dhe nëse nuk kërkon falje, le të përgatitet për betejë ligjore“, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy