Enver Hoxhaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kthehet seriozitetit të dialogut, gë që ai nuk beson – atëherë Hoxhaj thotë se Kurti me marrëveshjen e Ohrit ka krijuar kushte për një autonomi territoriale për serbët.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ka thënë se ndërkombëtarët më nuk presin që Kurti do të bëjë diçka për dialogun.
Sipas tij, Kurtin më nuk e pret askush në asnjë vend serioz.
”Kurdo që Kurdi do t’i kthehet marrëveshjes së Ohrit atje ka krijuar kushte për një autonomi territoriale. Mos të them që ndërkombëtarisht ai përveç se mund të shfaqet në ndonjë konferencë si me qenë ndonjë analist i pavarur kur e keni parë në ndonjë vizitë serioze në ndonjë vend të botës”, ka thënë Hoxhaj
Hoxhaj ka deklaruar se politika e Kurtit është e rënies së lirë.
“Ne kemi lëndim serioz të raporteve SHBA-të, kemi sanksione nga BE-ja. Nuk ka njohje, nuk ka anëtarësime. Jemi në vend që jemi në politikën e rënies së lirë”, ka thënë ai.
Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se vendi bie në binarë vetëm me një qeveri të re, që sipas tij nuk duhet të jetë ajo e Kurtit.
Ai ka deklaruar se nga sondazhet e brendshme që kanë, Kurti më nuk e ka mbështetjen që e kishte.
Shton se pos në aspektin e dialogut, Kurti ka dështuar edhe në çështje e brendshme, që sipas tij qytetaret janë më të varfër.