Kryetari Totaj priti Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci

by

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti dje Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i shoqëruar me zyrtarë të kabinetit të tij dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Kjo është vizita e parë e z. Beci si Kryetar Bashkie në Kosovë, me ç’rast u diskutua për ngjashmëritë që ka Prizreni me qytetin e biçikletave, humorit, kulturës dhe muzikës, Shkodrën, si një parakusht për ta filluar bashkëpunimin përmes projekteve të përbashkëta dhe promovimin e të dyja vendeve.  

Tema diskutimi ishin bashkëpunimet në fushën e zhvillimit ekonomik, kulturës, sportit dhe turizmit, ku, me vullnetin që u shpreh sot do të mundësohet të vihet në zbatim që Komunën e Prizrenit dhe atë të Shkodrës ta shohim shumë më afër njëra-tjetrës.

Theks të veçantë gjatë bisedës iu dha edhe zgjerimit të shtigjeve për çiklistët si dhe motivimi i agjencive turistike për të krijuar oferta joshëse për qytetarët, për t’i intensifikuar vizitat në të dyja pjesët.

Gjatë vizitës së z. Beci, z. Minxhozi dhe zyrtarëve shkodranë, u zhvilluan takime edhe me përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Filmit të Metrazhit të Shkurtër “DokuFest” si dhe përfaqësuesit e Innovation and Training Park (ITP) në Prizren.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy