Kusari: Sulmi ndaj Klanit, më i madhi ndaj mediave në historinë e re të Kosovës

by informim

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur për vendimin e tërheqjes së licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se ky është një vendim arbitrar.

“Është një prej sulmeve më të mëdha që u është bërë mediave në vendin tonë më historinë e re të Kosovës. Nuk mbaj mend që ka pasur ndonjë tentativë tjetër kaq serioze me mbyll një medium”, ka thënë Kusari.

Ajo ka theksuar në rastin e Klan Kosovës, ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është bërë interpretuese e Kushtetutës ndonëse nuk ka të drejtë.

“Problemi me këtë vendim është mungesa e arsyetimit, ARBK-ja ia ka lejuar vetit të bëjë interpretimin e Kushtetutës, Kushtetuta interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Në vendimin e tyre thuhet se mënyra se si është regjistruar Klan Kosova në Maqedoni , nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën tonë”.

“Nuk e di si ministrja Hajdari ka vendosur që të bëhet interpretuese e Kushtetutës së Kosovës, nuk e di kur e ka marrë këtë vendim. Është precedent i rrezikshëm kjo lufta që po e bëjmë nuk është vetëm për Klan Kosovën, por për krejt mediat në Kosovë”, ka thënë Kusari.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy