Në Bruksel ajo cilësohet një ndër gratë më me influencë. Është vështirë të imagjinosh në daljet publike Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pa Oana Lungescun në krahë. Lungescu jo vetëm ka qenë prej më shumë se një dekade zëdhënësja kryesore e NATO-s por dhe civilia më me ndikim e Aleancës.
Pas 13 viteve në detyre ajo është larguar nga posti. Lajmin e ka bërë më dije në Twitter ambasadori rumun në selinë e NATO-s Dan Neculaescu i cili shkruan se Oana është jo vetëm një mike e mirë por edhe një profesioniste e jashtëzakonshme dhe ndoshta një ndër zëdhënëset më të mira që Aleanca ka patur.
Oana Lungescu nuk ka mbajtur vetëm rolin e zëdhënëses kryesore e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por ajo vazhdimisht ofronte këshilla strategjike për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, si dhe për gjithë zyrat e shtypit të NATO-s, përfshirë median sociale që nga viti 2010. Ajo gjithashtu ISHTE përgjegjëse për të gjitha fjalimet dhe publikimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lungescu ishte gruaja e dhe gazetarja e parë që ka mbajtur këtë post.
Lungescu e lindur në Rumani, shërbeu si gazetare në BBC Në vitin 1997, ajo u emërua korrespondente për të mbuluar çështjet evropiane në Bruksel, ku mbuloi pothuajse çdo samit të BE-së dhe NATO-s.