Pamje nga aksidenti tragjik në Greqi që u mori jetën 5 shqiptarëve (VIDEO)

by informim

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë humbur jetën.

Një kamion dhe një benz me targa shqiptare janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.

Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy