Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se së shpejti do hapet kampusi i parë të rrjetit global të ‘shkollave 42’ në Kryeqytet.
Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:
Një ditë e veçantë për Prishtinën dhe Kosovën, pasi hapim kampusin e parë të rrjetit global të ‘shkollave 42’ në Kryeqytet.
Ky koncept i veçantë i shkollës së kodimit, pa profesorë e kurse tradicionale, tërësisht FALAS, pa kërkesa paraprake do të filloj vitin e ardhshëm dhe do të ofroj mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata mbi 18 vjeç që dëshirojnë të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fushën e teknologjisë.
Kampusi ynë i ri do të jetë një qendër e inovacionit dhe një burim i madh talenteve të reja për tregun e punës në Kosovë.
Ne jemi krenarë dhe entuziazmuar për këtë projekt të rrallë dhe historik.
#kryeqyteti