Zemaj: Qeveria Kurti, e vetmja që ministrat e zëvëndëskryeministrat e saj kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

by informim

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm.  Ai thekson se një veprim i tillë, ndaj deputetëve të Kuvendit, është parë vetëm nga Qeveria Kurti.

Zemaj e ka cilësuar Qeverinë Kurti si e vetmja anëtarët e së cilës kanë një sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

banner

“Ndoshta për nga jetëgjatësia mund të kemi mentalitete të ndryshme dhe mund të marrim krahasime të zhvillimeve, të raportit Qeveri-Kuvend por mund të them me keqardhje se kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve. Ka gjuhë joparlamentare, fyese, intervenime të kohëpaskohshme që vendosin deputetet në siklet ose jashtë diskutimet dhe fatkeqësisht janë toleruar duke menduar që kalohen”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm.

“Pamje të këqija, pamje të cilat e vendosën Kosovën në ballinat e mediave më prestigjioze, jo për të mirë duke menduar që mjetet e dhunës i takojnë së kaluarës dhe duke shpresuar  që pamjet e viteve të kaluara ku kishte gaz, ujë, hudhje të gjësendeve etj., do kalojnë në instrumente demokratike të Kuvendit të Kosovës e më së paku duke përjashtuar dhunën që është mjeti më i papranusheshëm”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, analisti Astrit Gashi ka deklaruar se nuk ka parë një qëndrim opozitar të dënimit të dhunës nga ana e LDK-së.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy