Abdixhiku: 7 ministra të Kurtit kanë shkelur Kushtetutën

by informim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti II që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku.

banner

Në Rubikon në Klan Kosova, Abdixhiku tha se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve.

I pari i LDK-së në emisionin Rubikun në Klan Kosova tha se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj theqafje.

“Ne kemi vendosur që betejën ta bëjmë brenda institucioneve dhe përmes institucioneve ne kemi rrëzuar ligje që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Abdixhiku.

Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes.

Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.

Abdixhiku tha po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka dal kundër komunave të LDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy