Abdixhiku: Mimoza Kusari ka bërë vepër penale pasi ka biseduar me një terrorist si Radoiçiqi

by informim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se audio-incizimi i publikuar i Mimoza Kusarit me Slvako Simiq dhe Milan Radoiçiqit është pjesë e rrugës së vjetër.

“Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku.

“Nëse ndonjë bashkëpunëtor i imi do të bisedonte me një terrorist, do ta shkarkoja”, shtoi ai.

Abdixhiku ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare.

Abdixhiku tha në Rubikon në Klan Kosova se askush nuk duhet të llogarit në LDK-në që të kthehet në formën e vjetër të qeverisjes.

“Nuk mund të bashkëpunojmë dhe të qeverisim duke thirrur Mimoza Kusarin që ta koordinojë me Milan Radoiçiqin e të formojmë qeverinë e re”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti II që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve.

I pari i LDK-së në emisionin Rubikun në Klan Kosova tha se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj theqafje.

“Ne kemi vendosur që betejën ta bëjmë brenda institucioneve dhe përmes institucioneve ne kemi rrëzuar ligje që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Abdixhiku.

Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes.

Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.

Abdixhiku tha po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka dal kundër komunave të LDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy