Besnik Berisha publikon bisedën ekskluzive të vajzës së tij me klienten: Kjo rrëzon provat e paligjshme të Rasim Malokut

by informim

Avokati, Besnik Berisha, ka thënë në Pressing të T7, se prokurori Rasim Maloku ka falsifikuar provat kundër tij.

Ai tha se vajza e tij, Erina Berisha që është avokate ka biseduar me bashkëshorten e një klienti të tij për kryerjen e pagesave të shërbimeve, sipas tij ky është shërbim profesional e jo vepër penale.

banner

”Flet vajza ime Erina Berisha me bashëshorten e njërit nga të pandehurit që e kishte lidhur pushteti. Medina Sinani është bashkëshorte e Salih Sinanit“, tha Berisha.

Sipas tij, kjo provë e rrëzon falsifikimin e Rasim Malokut.

Madje ai thotë se prokurori Maloku këtë provë e ka konsideruar si “letra dashurie”.

“Unë i thash prokurorit don talexosh. Prokurori këtë provë e ka konsderuar si letra dashurie. Një prokuroror me një dije mesatare e me një etikë minimale do të duhej ta konsideronte si provë shfajquese”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy