Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel për takimin e radhës

by informim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot gjendet në Bruksel për takimin e radhës të dialogut. 

Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, Petar Petkoviç, si dhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

banner

Siç ka bërë të ditur dje zëdhënësi i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Peter Stano, takimi i sotem do të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapave të mëtejmë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Nesër, Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të presë në takim kryenegociatorët e të dy palëve në dialogun e lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë implementimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës” ka shkruar Stano në Twitter.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy