Bislimi: Kriter për planin e zbatimit të marrëveshjes “diçka bëjmë ne, diçka pala serbe”

by informim

Kryengeciatori Besnik Bislimi i cili sot ka qëndruar në Bruksel për të diskutuar rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes Kosovë Serbi, ka treguar se në Bruksel sot s’ka pasur takim mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, por vetëm takime bilaterale me Emisarin Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se pala kosovare ka propozuar disa masa BE’së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata se a janë këto masa në përputhje me marrëveshjen bazike.

“Nga propozimet apo masat që i kemi propozuar ne në takimin bilateral me zotin Lajçak, ne kemi treguar për secilën masë se nga cili nen i marrëveshjes bazike buron” ka thënë Bislimi.

“Plus ne kemi kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga vetë BE, ku thuhet që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsektuive. Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosovë ne kemi kërkuar të dimë se cili është kundëveprimi nga ana e Serbisë” ka thënë Bislmi.   

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy