Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dhuna në Kuvend tregon për filozofinë politike të Qeverisë së Kosovës.
Ai në DPT te Fidani, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvend është një simptomë e gjendjes politike dhe sociale.
Për këtë fajtor sipas Hoxhajt është Albin Kurti, që ai beson se e ka humbur racionalitetin.
Rrjedhimisht, Hoxhaj thotë se po synohet të cenohet demokracia – duke shtuar se dhuna ndaj deputetëve opozitarë e tregon këtë.
”Tregon për komplet filozofinë politike qeverisë. Tregon për komplet filozofinë të kësaj qeverie. Ajo që ka ndodhur në Kuvend është simptomë e komplet gjendjes politike sociale dhe cenimit të demokracisë që po ndodh në dy vitet e fundit. Episodi në Kuvend është që e kanë bërë gjithë, por përpjekje për ta cenuar sistemin demokratik, për të qenë i dhunshëm me kundërshtarët politikë, me faktorin ndërkombëtarët, me Shqipërinë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se një zëvendëskryeministër që është profesor kap shishen për ta gjuajtur një deputet, atëherë sipas tij kjo është fundi.