Dy ditë pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet sot në Bruksel edhe me Vuçiqin

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic sot do të takohet në Bruksel me emsiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi për media presidenca serbe.

Vuçit përgjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

banner

 Takimin me Stoltenberg e ka kërkuar presidenti serb, siç ka thënë për të diskutuar rreth situatës në Kosovë.

Sot në Bruksel do të ketë edhe një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak do të bisedojë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin për dialogun dhe hapat përpara.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, fokusi i bisedimeve do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Më 17 korrik, kryeministri Albin Kurti është takuar me Miroslav Lajcak gjatë qëndrimit në Greqi në simpoziumin “SYMI”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy