Gjoshi i PDK-së: 10 ditë pas publikimit të përgjimeve, as Kurti as Kusari s’u ftuan nga Prokuroria

by informim

Betim Gjoshi i PDK-së tha se Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, pas publikimit të përgjimeve mes kësaj të fundit dhe nënkryetarit të Listës Srpska, Slavko Simiq.

“Sot bëhen 10 ditë prej kur janë publikuar faktet me zë të koordinimit kriminal të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit. Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin si dy njerëz që jo vetëm kanë njohuri se ku ndodhet një kriminel i kërkuar me Urdhërarrest nga Prokuroria Speciale, por edhe bashkëpunojnë e koordinojnë punët shtetërore me të”.

banner

Gjoshi akuzoi Qeverinë se po lufton institucionet e pavarura të shtetit.

“Nuk ka më sekret se Qeveria Zdravo është duke funksionuar si pushtet i frikës dhe që lufton institucionet e pavarura shtetërore. Shembujt janë të shumtë. Mjafton ta kujtojmë fjalimin sulmues të kryeministrit Kurti, në Kuvend, kundër prokurorëve që guxuan ta arrestojnë Nagip Krasniqin e KEK-ut”.

“Sulmet mbi këto institucione nuk janë vetëm fjalë goje, por kërcënime serioze të Qeverisë Zdravo. Albin Kurti e mbron Nagip Krasniqin e Martin Berishajn sepse është i zhytur në korrupsion bashkë me ta. Albin Kurti e mbron Mimoza Kusarin sepse është i zhytur në koordinimin dhe bashkëpunim me kriminelin Milan Radojçiq. Nëse Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të distancoheshin nga Mimoza Kusari, mund ta merrni me mend se si ajo mund t’ia thyejë kokën kryeministrit të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy