Hajdari nuk është në dijeni që po hetohet si e dyshuar për keqpërdorim detyre

by informim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me dyshimet për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, hetuar nga Task-forca e Policisë së Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar të shtunën se së paku pesë ministra të Qeverisë Kurti po hetohen nga Task-Forca anti-korrupsion. Në mesin e tyre ishte ministrja Hajdari.

Ajo shtoi se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo.

“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, ka thënë Hajdari.

Sipas “Betimi për Drejtësi”, Hajdari po hetohet nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.

Edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë thënë se nuk janë në dijeni të ndonjë hetimi. Të dy u përmenden si të dyshuar në raportimin e “Betimi për Drejtësi”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy