Jo veç me Bislimin e Petkoviqin, Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar në Bruksel me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të  cilin ka biseduar lidhur me raundin e fundit të bisedimeve me palën kosovare.

Vuçiq ka thënë pas takimit se Beogradi vazhdon të insistojë në hapat konkretë për mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kam folur me Lajcak për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të  arritura deri më tani”, tha ai në rrjetin social

Takimi mes Lajçakut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Bisedimet u zhvilluan ë nivel të negociatorëve kryesorë, por ato përfunduan pa një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy