“Kontribut në vrasje, rrahje, maltretim…”, aktakuza e plotë ndaj serbit të dyshuar për krime lufte

by informim

Në aktakuzën për krime lufte kundër popullatës civile të ngritur ndaj të pandehurit me inicialet S.T., me nacionalitet serb, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, thuhet se ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe depërtim të mijëra civilëve shqiptarë.

Siç përshkruhet në aktakuzë, në mesditën e 6 prillit të vitit 1999, forcat ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i pandehuri, kanë marrë urdhra duke rrethuar fshatin Reznik të Vushtrrisë, e pastaj kanë filluar ofensivën duke sulmuar fshatin, duke djegur shtëpi dhe vrarë civilë.

Në këtë ditë, forcat serbe kanë vrarë nëntë anëtarë të familjes Ujkani, ku pas vrasjes, trupat e tyre janë djegur bashkë me shtëpitë.

Më tej thuhet se më datë 22 maj të po të njëjtit vit, te varrezat e qytetit të Vushtrrisë, forcat serbe kanë tubuar rreth 20 deri në 40 mijë banorë civilë, i kanë urdhëruar të ulen në tokë e më pas i kanë rrahur me shkopinj të drurit. Më pas shumë prej banorëve civilë ngarkohen në kamionë dhe dërgohen në burgun e Smrekonicës. Në të njëjtën ditë, 72 civilë janë ekzekutuar, ndërsa të dërguarit në burg janë marrë në pyetje, duke i torturuar dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, e më pas dërgohen në drejtim të Shqipërisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy