Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot ka takuar në Bruksel, presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me presidentin serb janë dakorduar për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
“Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak
Had a useful meeting with @predsednikrs @avucic after today’s meeting of Chief Negotiators. We agreed on the importance to urgently take steps to de-escalate the situation in the north of Kosovo and make swift progress on normalisation of relations. pic.twitter.com/pC38RD18WW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 19, 2023